EMRAT/ Nga mashtrimi te shitja e drogës, arrestohet tre persona të shpallur në kërkim në Krujë

Tre persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale janë arrestuar në Krujë.


Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit  Enes Ara, Flamur Zalla dhe Ibrahim Gurra.

Enes Ara banues në Dragush, Shkodër, është  dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, Flamur Zalla është  dënuar me 9 muaj e 22 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa Ibrahim Gurra është dënuar nga GJKKO me 8 muaj burgim, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi i policisë

Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit”, masave për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, Komisariati i Policisë Krujë kapi shtetasit:

– Enes Ara banues në Dragush, Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”;

– Flamur Zalla, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 9 muaj e 22 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

– Ibrahim Gurra, banues në Krujë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme