Sinoptikania e Meteoalb, Lajda Porja në një intervistë në studion e lajmeve për “Ora News”, u shpreh se mëngjesi i ditës së nesërme do të jetë më i ngrohtë por kjo nuk do të zgjas shumë pasi temperaturat do të jenë të paqëndrueshme deri ditën e premte.
Porja:“Në fakt kemi patur depërtimin e një mase të ftohtë e cila erdhi nga Europa veriore deri në gadishullin e ballkanit duke sjellë ndryshim total të motit, duke sjell temperatura tipike të dimrit.
Mund të them se temperaturat negative -1 apo dhe -2 grad janë temperatura Janari dhe Shkurti. Ndërkohë minimalja për sa i përket Prillit do të jetë rreth 5 grad dhe maksimale rreth 20-21 grad.
Sot ka pasur përmirësim të ndjeshëm të situatave të rreshjeve, kemi patur ndërprerje të tyre duke bërë që moti të jetë i kthjellët me vranësira të shpeshta, por nuk ka rreshje as në zonat malore. Kjo situatë do të ndryshojë që sot në mbrëmje. Pas mesnatës do të kemi zhvillim të vranësirave, rreshje. Edhe në zonat malore, Puka, Dibra, Kuksi, Korça do të kenë rreshje shiu dhe ditën e nesërme do të kemi rritje të temperaturave duke e bërë mëngjesin relativisht të ngrohtë. Kjo do të bëj një përmirësim të situatës së rrugëve që kanë patur probleme me ngricat dhe dëborën. Do të sjell një përmirësim të ndjeshëm të situatës hibrike në vend. Parashikohet që situata e motit të jetë e paqëndrueshme deri ditën e premte.”