Osmani – Vuçiçit: Viktimat janë këtu, kërkoju falje nëse ke dinjitet!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka prezantuar në Një Jork katër gra kosovare që i ka marrë në delegacionin e saj në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të cilat edhe e kanë irrituar presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç. Osmani i quan heroina Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muçollin dhe Shyrete Tairin.

“Me katër heroinat, mbrojtëset e së vërtetës!”, ka shkruar Osmani në një foto që ka paraqitur nga Nju Jorku. Madje vetë prezantimi në Këshillin e Sigurimit me katër gratë që përjetuar dhunën seksuale, dhunën shpirtërore, terrorin e masakrimin, e bënë që të reagojë presidenti serb.

“Keni sjellë njerëz që nuk janë pjesë e kontingjentit politik. Ndodhi për herë të parë në këtë organ. Keni sjellë njerëz që nuk e kanë vendin këtu në korin diplomatik, apo këshillëdhënës të zonjës Osmani. Është teatër politik dhe një kurth për delegacionin serb”, kështu ka deklaruar presidenti Vuçiç pasi Osmani në Këshillin e Sigurimit u ul me katër gratë kosovare.

“Unë fola për raportin dhe procesin e ju për diçka që ka ndodhur 25 vjet më parë. Pse nuk ka informuar se kush do të jetë pjesë e delegacionit. A besoni se nuk ka gra të dhunuara serbe në Kosovë”, foli më tej Vuçiç.

Kundër këtij reagimi foli drejtuesja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga Malta e cila tha se kjo çështje nuk i përket Këshillit, por vet delegacioneve.

Ndërsa presidentja Osmani i tha presidentit serb që t’i kërkoj falje këtyre grave që u ka shkaktuar aq shumë dhimbje regjimi serb.

“Viktimat janë këtu, kërkoju falje nëse ke së paku një shenjë humanitet, nëse ka mbetur në ty pak dinjitet”, deklaroi Osmani, për të cilat më herët tha se janë pjesë e delegacionit të saj.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme