38 marrëveshje me Serbinë, 7 të pazbatuara

Qeveria e Kosovës, gjegjësisht ministrja për Dialog, Edita Tahiri, qysh prej se ka nisur dialogu për stabilizim të raporteve me Serbinë (2011), ka nënshkruar 38 marrëveshje gjithsej me Serbinë.

 

Mirëpo, pavarësisht kësaj, 22 prej tyre janë duke u zbatuar, 9 prej tyre janë në zbatim e sipër, e 7 ende larg zbatimit. Marrëveshja për reciprocitet të targave, e cila parashihej të niste zbatimin më 15 nëntor të vitit të shkuar, bashkë me disa marrëveshje të tjera ende nuk janë duke u zbatuar. Ministrja Tahiri ka thënë për “Zërin” se dialogu i Brukselit ka dhënë rezultate historike. Sipas saj, dialogu tashmë është duke kontribuuar në forcimin e sovranitetit shtetëror në gjithë Kosovën.

Mirëpo, ndryshe nga ajo, përfaqësuesit e partive opozitare konsiderojnë se dialogu me Serbinë duhet të ndërpritet, pasi që, ashtu si ata thonë, marrëveshjet e zbatuara janë vetëm në të mirë të Serbisë, por jo edhe të Kosovës. Nga ana tjetër, politologët konsiderojnë se procesi i zbatimit të marrëveshjeve është duke ecur shumë ngadalë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme