Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, është zotuar para kongresit amerikan se do ta demolojë të ashtuquajturin Shtet Islamik, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.
Trump ka thënë se planet ushtarake kanë për qëllim që ta shuajnë ISIS-in dhe është betuar se do t’i mbajë aktet terroriste larg Shteteve të Bashkuara.
Gjatë fjalimit të tij në Kongresin amerikan të martën mbrëma, Trump ka thënë se është përgjegjësi e administratës së tij që t’i mbajë jashtë kufijve ata që tentojnë t’i bëjnë keq vendit të tij.
Presidenti ka thënë se të dhënat kombëtare të sigurisë, thonë se shumica e njerëzve të dënuar për terrorizëm, vinin jashtë Shteteve të Bashkuara.