Babai në Prishtinë e sulmon fizikisht vajzën e tij, 21-vjeçarja e denoncon në Polici

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Jo rrallëherë edhe fëmijët janë viktima të dhunës qoftë nga prindërit e tyre apo edhe anëtarë të tjerë të familjes.

Një rast i tillë ka ndodhur të enjten në një familje në Prishtinë, ku një person po dyshohet se e ka rrahur vajzën e tij 21-vjeçare.

Vajza ka kërkuar ndihmë në Polici, me ç’rast është zbuluar se rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, pas një mosmarrëveshje.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tij të iniciohet rasti për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme