Gaza, 8 palestinezë të vrarë në sulme të Izraelit në kampin e refugjatëve Nuseirat

Tetë palestinezë u vranë dhe 30 u plagosën sot në një sulm izraelit në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore, sipas agjencisë palestineze të lajmeve, WAFA, transmeton Anadolu.

Agjencia tha se në sulme ajrore u synua një shtëpi banimi në kamp, me çka u vranë katër palestinezë, duke përfshirë një foshnjë.

Në një sulm tjetër në një shtëpi tjetër në kamp, janë vrarë katër palestinezë dhe janë plagosur të paktën 30.

Izraeli ka zhvilluar një ofensivë brutale në Rripin e Gazës që nga një sulm ndërkufitar nga grupi palestinez, Hamas, më 7 tetor, në të cilin Tel Avivi thotë se janë vrarë rreth 1.200 njerëz.

Më shumë se 34.300 palestinezë janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe rreth 77.300 janë plagosur, krahas shkatërrimit në masë dhe mungesës së madhe të nevojave.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme