Transferimi i tregut 5 kilometra larg qytezës ngre në protestë tregtarët e Belshit, reagon bashkia: Ja pse e morëm këtë vendim

Tregtarët në Belsh janë ngritur sërish në protestë duke kundërshtuar spostimin  e tregut nga periferia e qytetit,  drejt fshatit Marinëz, që ndodhet rreth 5 kilometra nga Belshi.


Gjatë protestës së sotme ata kanë çarë kordonin e policisë dhe kanë hyrë në ambientet e bashkisë, duke prentenduar se spostimi i tregut është i padrejtë, dukeqëenëse ndodhet larg një zonë të banuar dhe askush nuk shkon për të blerë.

Po ashtu sipas tyre, për shkak të hapësirës së vogël është e pamundur që të gjithë tregtarët të zhvendosen atje.

Nga spostimi i tregut preken të paktën 300 tregtarë. Ata pretendojnë se nuk do tërhiqen nga kërkesa e drejtë e tyre dhe se do t’i përshkallëzojnë protestat deri në bllokimin e rrugëve.

Tregtarët thonë se Bashkia e Belshit nuk është konsultuar me ta kur e ka marrë vendimin. Ndonëse tregtarët protestojnë pranë Bashkisë, ka reaguar sekretari i përgjithshëm, Mustafa Çarçiu. Sipas tij zhvendosja e tregut është kryer me vendim të këshillit bashkiak.

Ai sqaroi se zona ku ndodhej ishte improvizuar nga tregtarët për shitjen e produkteve dhe kjo bëhej në kushte skandaloze higjeno-sanitare. Ndërkaq zhvillimi i tregtisë aty ishte jo vetëm burim aksidentesh, por edhe pengesë serioze për qarkullimin e automjeteve dhe ofronte një pamje të shëmtuar para turistëve që vizitojnë Dumrenë, numri i të cilëve në fundjavë shkon 2 mijë deri në 3 mijë turistë.

Pretendimet e tyre nuk qëndrojnë dhe është e drejta e tyre që të protestojnë. Aktualisht Bashkia me financim të qeverisë ka ndërtuar një treg bashkëkohor ku secilit i ofrohen kushte mjaft të mira dhe ku do të funksionojë gjithçka sipas rregullave. Një pjesë e madhe e atyre që ushtronin aktivitetin e tyre në tregun e improvizuar tashmë janë zhvendosur në tregun e ri dhe ndjehen shumë mirë dhe klientët nuk i kanë të paktë. Ndërkohë bashkia ka në plan që në një të ardhme të ndërtojë një markatë edhe në qytet.”, tha Çarçiu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme