EMRAT/ Hodhën molotov në protestën para Bashkisë Tiranë, lirohen nga qelia dy të arrestuarit

Dy protestuesit Lulzim Nela dhe Ahmet Maja që u arrestuan pasi hodhën molotov në protestën para Bashkisë Tiranë janë liruar nga qelia.


Gjykata ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “detyrim paraqitje” 1 herë në muaj. Gjithashtu, masa shoqërohet me ndalimin e pjesmarrjes në protesta e tubime.

Lulzim Nela dhe Ahmet Maja, të dy banues në Borizanë të Krujës u arrestuan për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

Ata akuzohet se i kanë kryer aktet e dhunshme gjatë protestave të datave 11 dhe 19 prill 2024, përpara Bashkisë Tiranë.

Njoftimi i policisë për arrestimin e tyre:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, sot më datë 26.04.2024, në orën 08:00, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestave të datave 11.04.2024 dhe 19.04.2024, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaloi shtetasit:

– A. M., 36 vjeç, dhe L. N., 40 vjeç, të dy banues në Borizanë, Krujë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas, gjatë protestave të zhvilluara më datë 11.04.2024 dhe 19.04.2024, kanë ushtruar akte të dhunshme, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë, kanë hedhur lëndë piroteknike e molotov në drejtim të punonjësve të policisë dhe të Bashkisë së Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme