AMP, ka arresuar një punonjës të Gardës së Republikës, i cili teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ka përplasur 3 automjete të parkuara dhe është larguar nga vendngjarja.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën “Zini Sako” tek vendi i quajtur Kryqëzimi i Porcelanit, ku gardisti 49-vjeçar me iniciale A. LL., me detyrë Trupë Shërbimi, ka dëmtuar tre automjete të parkuara dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Pasi është kapur, ai është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 4 ku ka rezultuar nën efektin e alkoolit.
Njoftimi i AMP-së
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës Inspektor A.LL., 49 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi.
Arrestimi u krye pasi rreth orës 20:00, duke udhëtuar me automjetin e tij në vendin e quajtur Kryqëzimi i Porcelanit, rruga “Zini Sako” ka dëmtuar tre automjete të parkuara dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Pasi është kapur është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 4, ku nga veprimet proceduriale ka rezultuar nën efektin e alkoolit.
Sipas njoftimit zyrtar, materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale “Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit” dhe “Largim nga vendi aksidentit”.