Janë zbardhur emrat e personave të arrestuar në kuadër operacionit ‘Flakët në det’, si pjesë e grupit të Gëzim Çelës, i njohur ndryshe si ‘baroni i drogës’.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se pas hekurave ranë Alket Deda, Ksenofon Bodo dhe Selami Lushkaj.
Ndërkohë, janë dokumentuar disa raste të trafikimit të drogës drejt Italisë, Turqisë, Kosovës dhe Greqisë.
Emrat e tyre sipas burimeve kanë dalë nga bisedat e ish-policit Arlind Ismailuka. Ata akuzohen se kanë bashkëpunuar me Arben Dalipajn, i cili është i shpallur në kërkim.
Alket Deda, Ksenofon Bodo, Selami Lushkaj akuzohen për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Operacioni “Flakë në det” ku u kap ‘Baroni i drogës’ Gëzim Çela, 3 të arrestuar me urdhër të SPAK