BDI distancohet nga deklaratat e Behixhudin Shehabit për Turqinë

Bashkimi Demokratik për Integrim distancohet nga deklarata e Sekretari shtetëror në ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehabi, dhënë për Anadolu Agency, se vendi duhet të hulumtojë organizatat që supozohet se kanë lidhje me Fetulla Gylenin.

Nga BDI-ja në një deklarat për Alsat-M, thanë se, çdo individ që flet pa autorizim nga BDI nuk janë qëndrime zyrtare të BDI-së, ndërsa si subjekt janë të interesuar për një Turqi stabile por nuk bëjnë kualifkime për organizata që veprojnë në Maqedoni.

“Ne jemi të interesuar për një Turqi stabile, sepse kjo nënkupton edhe rajon stabil i orientuar për anëtarësim në strukturat euroatlantike. Ne nuk hymë në kuali kime për organizatat dhe të institucionet tjera që veprojnë në Maqedoni. Janë institucionet kompetente të vendit që duhet të ndjekin veprimtarin e tyre sipas ligjeve të vendit. Deklaratat e cilit do individ që jepet pa  utorizim nga BDI nuk janë qëndrime zyrtare të BDI-së”., thanë për Alsat-M nga BDI.

Shehabi në një deklaratë për agjencinë shtetërore turke AA kishte thënë se Maqedonia e ka për borxh të luftojë institucionet që janë të inspiruara nga kleriku Fetullah Gylen edhe pse ai edhe vet pohon se këto institucione veprojnë sipas ligjeve dhe  rregullativave të Maqedonisë.

Këto institucione në Maqedoni funksionojnë më shumë se dy dekada dhe deri tani nuk është hasur në asnjë shkelje të ligjit. Ndryshe këto institucione njihen si institucione me kualitet të lartë dhe me shumë suksese, sidomos në fushën e arsimit.

Javë më parë, Ministri i Arsimit Pishtar Lutfiu për Alsat M kishte deklaruar se institucionet arsimore private në vend funksionojnë sipas ligjit dhe nuk kanë ndonjë parregullsi në funksionimin e tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme