Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Është dënuar me 24 vite burgim E.G nga Prizreni, pasi i njëjti ka detyruar një vajzë të mitur, në moshën 14 vjeç, që të kryej marrëdhënie seksuale.

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, (Kryetarja e trupit Gjykues – Kymete Kicaj) njofton se ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit E.G., për shkak se: Nga muaji nëntor 2023, deri në 1 mars 2024, e detyron personin tjetër për të kryer aktin seksual të dëmtuarën (I) – nën moshën 14 vjeç.

Me këto veprime kryen veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 8 dhe 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.9 lidhur me nenin 77 të KP-së.

Nga koha e pavërtetuar deri në 1 mars 2024, e detyron personin tjetër për të kryer aktin seksual të dëmtuarën (II) – nën moshën 14 vjeç.

Me këto veprime kryen veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 8 dhe 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.9 lidhur me nenin 77 të KP-së.

“Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit E.G., e GJYKON: DËNIM UNIK ME BURGIM në kohëzgjatje prej 24 vitesh (në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 01 mars 2024”, thuhet në njoftim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme