Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka reaguar pas paralajmërimit të kryeministrit të vendit, Isa Mustafa se brenda javës do ta riprocedoj në Kuvend marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.
Ai në një deklaratë të dhënë për Gazetën Blic, ndonëse nuk i ka bërë publike format e kundërshtimit të kësaj marrëveshjeje, ai tha se VV do të jetë e palëkundër në kundërshtimin e kësaj marrëveshejeje.
“Ne gjithmonë kemi qenë të vendosur dhe të palëkundur në kundërshtimin tonë për këtë marrëveshje, por mjetet e kundërshtimit nuk i kemi bërë të ditura paraprakisht. As sot nuk mund të themi se cilat janë mjetet por po e konfirmojmë edhenjëherë se cili është qëndrimi”, tha ai për Gazetën Blic.
Ai tha se qëndrimi i Vetëvendosjes është kundër marrveshjes.
“Pra kjo marrëveshje nuk duhet të kalojë! Pikë!”, tha ai.