Pas mbledhjes së BDI-së në Reçicë të Vogël, zëdhënësi i kësaj partie, Arbër Ademi para gazetarëve tha se është konstatuar se Frontit Europian i takon legjitimiteri për të formuar Qeverinë e re.
“U konstatua se legjitimiteti i takon Frontit Europian dhe partive që e përbëjnë Frontin Europian në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit… Ky legjitimitet i marrë nga ana e sovranit nuk mund të devijojë as me inzhiniring e as me marrëveshje politike për të devijuar vullnetin e qytetarëve në institucionet përkatëse të cilat janë përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit”, tha Ademi.