Deputeti Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka mohuar akuzat e opozitës se në Kosovë nuk do të ketë rritje të lartë të zhvillimit ekonomik. Muja thotë se rritja do të jetë 4 deri në 5 për qind.
Për gjitha këto “suksese”, Muja ia faturon qeverisjes së Albin Kurtit, teksa Kosovën e radhit me Malin e Zi sa i përket rritjes ekonomike. Rritje ekonomike, Muja sheh edhe vitin e ardhshëm, madje me përqindje më të lartë.
“Ekzistojnë disa vende, tri, katër vende që kanë rritje ekonomike pozitive dhe nga to është Kosova. Janë disa veprime kryesisht që i ka bërë qeveria që na ka ndihmu me pas rritje ekonomike se përndryshe edhe ne do të kishim rritje të vogël, siç ka edhe rajoni, përjashtim ish Mali i Zi dhe Kosova që kanë pas rritje solide ekonomike por sipas këtij raporti Kosova dhe Mali i Zi prin për nga rritja ekonomike bile edhe vitin e ardhshëm do të prin sepse ne kemi pas fatin që mërgata diaspora e Kosovës në kuadër të shërbimeve e ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën dhe e dyta është fakti që për shkak të formalizimit të ekonomisë dhe veprimeve qeveritare edhe raporti i bankës botërore tregon që Kosova ka pas rritje të shpenzimeve qeveritare e cila ka ardh në sajë të mbledhjes së mirë të tatimeve sipas bankës botërore dhe ajo e MEF-it”, thotë Muja.
Ndërsa, sa i përket raportit të Bankës Botërore, Muja thotë se është pozitiv për Kosovën, llogaritur faktin e periudhës së ndjeshme që ka pas Evropa, përfshirë krizën energjetike, transmeton EO.
© SYRI.net