Në Koshuticë të Leposaviqit të premten dy persona kanë hyrë në mënyrë ilegale në territorin e Kosovës.
Siç njoftohet 24 orësh, nga njësiti policor është ndaluar automjeti me targa të huaja në të cilin kishin qenë dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët nga territori i Serbisë jashtë pikës së kalimit kufitar, kanë hyrë në Kosovë.
Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.