Nga Kim Mehmeti
Ka diçka që i bënë të njëjta partitë e shqiptarëve të Maqedonisë: etja e tyre anormale dhe e pakusht për pushtet.
Dhe aq janë verbëruar nga kolltukët qeverisës që të mundësojnë të jesh edhe patriot edhe hajdut sa nuk e shohin se partitë maqedonase mund të fitojnë edhe njëqind deputet, por ato kurrë nuk mund të formojnë qeveri pa shqiptarët.
Cila do qeveri pa shqiptarët do ishte qeveri e maqedonasve, e jo e Maqedonisë!
Dhe nëse është kështu atëherë pse gjithë ai vrapim i partive shqiptare me brekët nëpër këmbë, se cila më parë do arrijë te selia e partisë maqedonase që i ka fituar zgjedhjet parlamentare?!
Si nuk ndodhi një herë të vetme që partitë maqedonase të vraponin drejt selive të partive shqiptare, për t’i bindur dhe joshur ato të bëhen pjesë e qeverive të drejtuara nga ato?!
Shkurt e shqip: paritë e shqiptarëve të Maqedonisë e kuptuan se cilat janë të mirat që t’i sjell pushteti, por duke harruar si mbrohet dinjiteti! (Kim Mehmeti)/sakte.net