Një komision i kongresit amerikan ka vendosur hetimin nëpërmjet një komisioni dy-partiak te ndikimit rus në zgjedhjet e vitit të kaluar.
Paneli hetimor “House Intelligence” do të shqyrtojë kontaktet midis anëtarëve të konfirmuar të stafit të fushatës elektorale të presidentit Trump dhe Moskës.
Deri tani senatorët e partisë Republikane ishin treguar të hapur ndaj kërkesës për hetim të anëtarëve të partisë Demokratike.
FBI dhe Inteligjenca e Senatit, gjithashtu janë duke hetuar për të zbuluar ndërhyrje të mundshme të Moskës, gjatë zgjedhjeve të vitit të kaluar.