Identifikohen 15 pikat që shkaktojnë depresion te njeriu

Është bërë një zhvillim i madh drejt të kuptuarit të biologjisë së depresionit. Shkencëtarët kanë identifikuar 15 rajone të gjenomit që lidhen me sëmundjen depresive.

Në hapësirën gjenetike të njeriut (gjeromi) janë identifikuar nga shkencëtarët, plot 15 rajone me gjene që shkaktojnë depresionin, një sëmundje që ka përfshirë mbarë botën.

Shkencëtarët në SHBA kanë kryer një studim të gjerë të gjenomit, ku përfshinë rreth 500 mijë persona, duke krahasuar ndryshimet gjenetike të personave që kishin vuajtur nga simptoma depresive me të atyre që nuk kishin provuar simptoma të tilla.

Me zbulimin e rajoneve të reja të gjenomit shkencëtarët do të kenë mundësi të vëzhgojnë gjenet specifike të depresionit.

Deri më tani, kjo ka qenë e vështirë për shkak se përfshihen qindra e mijëra variante gjenetike që shkencëtarët dyshojnë. Secili gjen, thotë Roy Perlis, jep një sasi të vogël të rrezikut të zhvillimit të depresionit.

Dr. Perlis është Drejtor i Qendrës për Barna Eksperimentale në Massachusetts General Hospital në Boston, dhe bashkë-autor i një studimi mbi këtë çështje në revistën Nature Genetics.

Ai thotë se njerëzit e shëndetshëm kanë disa prej këtyre variacioneve, por depresioni mund të shfaqet nëse përfshihen gjene të mjaftueshme.

“Interesi ynë kryesor është se si t’i gjejmë këtë gjene, për të zhvilluar lloje të reja më të mira trajtimi për depresionin”, – thotë Perlis.

Rreziku i zhvillimit të një çrregullim të madh depresiv, thonë ekspertët, është diku nga 15 %-20%.

Simptomat e depresionit janë të ndryshme; nga trishtimi, humbja e oreksit, pakënaqësia në jetë dhe ndryshimi pa shkak i emocioneve.

Deri më tani, dr. Perlis thotë se studimi është përqendruar në një numër të vogël të objektivave në tru.

Të dhënat e përfshira në studimin e fundit kanë ardhur nga një organizatë e quajtur ‘23andMe’, e specializuar në krijimin e profileve gjenetike për njerëzit që duan të mësojnë më shumë në lidhje me prejardhjen e tyre.

Në këtë rast, informacioni ishte nga individë me prejardhje evropiane të cilët pranuan të marrin pjesë në studim.

Shkencëtarët analizuan gjenomin e pjesëmarrësve, dhe krahasuan variacionet gjenetike mes të dy grupeve.

Një analizë e detajuar zbuloi më shumë se dhjetë rajone gjenomike që rrisin rrezikun e një personi për depresion, duke përfshirë 17 rajone të veçanta që përmbajnë gjene të implikuar në çrregullimin e gjendjes emocionale. Disa rajone u përcaktuan nga shkencëtarët brenda ose afër gjeneve të përfshira në zhvillimin e trurit.

Dy rajone gjenomi ishin identifikuar më parë. Një nga rajonet për depresion ishte i lidhur me epilepsi dhe aftësi të kufizuara mendore. Një tjetër përmbante një gjen që shkakton kuptim të dobët në tru. Analizat e fundit i identifikuan këto zona si të lidhura në mënyrë të konsiderueshme me depresionin.

Hapi i ardhshëm, thotë doktor Perlis, është që të shikojmë në grupet e tjera etnike në përpjekje për të identifikuar rajonet e trurit që luajnë një rol në zhvillimin e çrregullimeve të humorit.

Ai thotë se shpreson që këto zbulime do të ndikojnë edhe për të ndryshuar perceptimet negative të shoqërisë në lidhje me sëmundjet mendore.

“Sa më shumë ta bëjmë të qartë se këto janë sëmundje të trurit të prekur nga gjenet që ndikojnë në zhvillimin e trurit, shpresa ime është se kjo do të fillojë të zvogëlojë stigmën që shkon së bashku me depresionin. Kështu që në këtë kuptim, unë shpresoj se kjo do të ketë një ndikim të menjëhershëm”, thotë zoti Perlis duke folur me VOA.

Por mos prisni trajtime të reja për çrregullimet e humorit. Sipas dr. Perlis, zbulimet janë vetëm fillimi i eksplorimit për përcaktimin biologjik të depresionit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme