Ambasadorja greke në Maqedoninë e Veriut, Sofija Filipidu lëshoi seancën e inaugurimit të presidentes së re të vendit, Gordana Siljanovska Davkova.
Largimi është në shenjë proteste, sepse Siljanovska-Davkova në betimin solemn për presidente nuk e përdori emrin kushtetues të vendit, Republika e Maqedonisë së Veriut, por Maqedonia. Siç bëjnë të ditur nga Ambasada e Greqisë, ambasadorja Filipidu u largua nga seanca solemne pas udhëzimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë. Për shkeljen e Marrëveshjes së Prespës kanë shkruar edhe mediat greke.
Gazeta “Katimerini” madje kujton deklaratën e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis për Marrëveshjen e Prespës i cili kishte thënë se nuk është dakord me këtë marrëveshje por duhet ta respektojë.