Vëllai i Asllan Mernices në burg, detaje të reja mbi vrasjen e efektivit ne Fier: RENEA dhe FNSH rrethojnë banesën e autorit, ngjarja po hetohet dh enga AMP

Banesa e Asllan Mernica, autori i vrasjes së efektivit Novruz Cenalia, është e rrethuar nga forcat RENEA dhe FNSH, ashtu sikurse ngjarja po hetohet dhe nga AMP.


Teksa po vijojnë kërkimet për vrasesin 23 vjeçar, , zbulohet se vëllai i tij është gjithashtu i dënuar me 19 vite burg, për vrasjen e një 23 vjeçari, Florian Selimi.

Një raportim i tillë vjen nga gazetari Igli Çelmeta për News 24, i cili dha disa detaje për vrasjen e efektivit të forcave “Shqiponja”.

Mësohet se vrasja e Novruz Cenalia ka ndodhur rreth 500m larg banesës së këtij të fundit, i cili po shkonte në punë me makinën e tij, për  të marrë shërbimin e turnit të dytë.

Fillimisht u dyshua se shkak i krimit ishte një konflikt i çastit, pasi viktima e autori janë ndeshur me makinat, ndërsa dyshime të tjera hidhen për goditje për shkak të detyrës së oficerit.

Asllan Mernica ka goditur me armë zjarri në kokë efektivin dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja me automjetin tip “Audi” ngjyrë blu, të cilën e ka braktisur pranë banesës së një prej të afërmeve të tij, në fshatin Sulaj të Fierit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme