Çfarë thotë Berisha për atë që po ndodh në Maqedoni

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka komentuar atë që po ndodh në Shkup pas refuzimit të Presidentit maqedonas t’u japë të drejtë partive shqiptare të formojnë qeverinë.

Në perpjekjet e tyre per ti dhene vendit qeverine pas zgjedhjeve te pergjithshme, forcat politike shqiptare, ne interesin me te mire te shqiptareve por ne te vertet te te gjithe qytetareve dhe vet Maqedonise, parqiten bashkarisht nje seri kerkesash, nder te cilat perdorimi i gjuhes shqipe si gjuhe zyrtare ne te gjithe territorin e Maqedonise si platforme te tyre per te marre pjese ne formimin e qeverise se ardhshme”.

“Keto kerkesa fillimisht ju ofruan te mandatuarit per krijimin e qeverise se re nga presidenti i republikes, ish kryeministrit Gruevski. Zoti Gruevski refuzoi nga pozita ultranacionaliste, paketen e forcave politike shqiptare dhe deshtoi ne krijimin e qeverise. Rivali i tij, kryetari i LSDM, Zaev pranoi kerkesat e shqiptareve dhe siguroi firmat e deputeteve te forcave politike shqiptare per krijimin e qeverise. Ne nje akt absurd, te rrezikshem per stabilitetin e vendit, presidenti Ivanov refuzoi ti japi mandatin z. Zaev, duket per shkak te albanofobise se tije te papranueshme ndaj gjuhes shqipe. Ky eshte nje akt i rende qe deshmon se ultranacionalizmi aleksandrin eshte nje rrezik serioz per stabilitetin e vendit fqinj” – thotë Berisha.

“Me kete rast, duke shprehur mbeshtetje te plote forcave politike shqiptare per kontributin e tyre madhor ne Maqedoni, ju bej thirrje te qendrojne te palkundura ne kerkesat e tyre qe jane jetike per ngushtimin e hendekut nderetnik dhe zbatimin e frymes se Marreveshjes se Ohrit ne Vendin e tyre”– shton ish-kryeministri shqiptar.

“Uroj gjithashtu qe presidenti Ivanov, qe me kushtetute eshte president i te gjithe qytetareve te vendit te tij, te çlirohet sa me shpejt nga fobia e gjuhes shqipe dhe te realizoje se dygjuhesia perben nje pasuri te madhe dhe domosdoshmeri jetike per lirite, te drejtat e shqiptareve por edhe per zhvillimin, prosperitetin, integrimin e Maqedonise” – shkruan Berisha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme