Kurti: Rruga drejt drejtësisë së plotë, ende e gjatë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka bërë homazhe në Qyshk të Pejës në përvjetorin e 25 të masakrës.

Kurti gjatë homazheve tha se rruga drejtë drejtësisë së plotë për viktimat mbetet ende e gjatë.

“Kjo është edhe një dëshmi se rruga drejt drejtësisë së plotë mbetet ende e gjatë. Vetëm Toplica Miladanoviq është dënuar me dënim maksimal. 120 shqiptarë civilë të vrarë në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan. Ju që e keni përjetuar luftën këtu i keni kujtimet e mëngjesit të 14 majit, kur rreth orës 7 e 30 forcat e armatosura të Serbisë hynë në fshat, rreth 100 pjesëtarë të armatosur, të maskuar e me fytyra të ngjyrosura me të zezë”, deklaroi Kurti.

Sot bëhen 25 vjet nga masakrat e kryera ndaj popullatës civile në fshatrat e Pejës Qyshk, Zahaq dhe Pavlan, ku mizorisht u vranë 82 shqiptarë të paarmatosur.

Më 14 maj 1999 forcat policore e ushtarake serbe, pasi kanë sulmuar me armatim të rëndë fshatin Qyshk të Pejës, kanë depërtuar te popullata civile ku kanë vrarë dhe masakruar mizorisht 44 shqiptarë.

Në masakrën barbare kundër shqiptarëve të paarmatosur kishte marrë pjesë edhe grupi i quajtur “Çakallët”.

Po atë në ë fshatrat Pavlan dhe Zahaq Pejës vranë edhe 38 shqiptarë nga radhët e popullatës civile. /Reporteri.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme