Referuar rastit tragjik të familjes Arrazi në Shkodër, gazetarja Glidona Doci u shpreh se Erdgysi i bëntë bllok bashkëshortes në telefon dhe në rrjete sociale. Deri më tani sipas saj, për policinë qëndron pista e vetëvrasjes, por po vijojnë hetimet e mëtejshme.
E ftuar në lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin Open, të News 24, Doci zbardhi disa nga detajet e ekspertizës së celularit të Erdgys Arrazi, i cili ndodhet në burg për akuzën “Shkaktim i vetëvrasjes”.
Sipas gazetares, nga verifikimet e kryera nuk rezulton që bashkëshorti të ketë qenë afër me Alma Arrazi, duke përforcuar kështu dyshimet se kjo e fundit është vetëvrarë së bashku me fëmijët e mitur, 9, 8 dhe 3 vjeç.
Gjithashtu mesazhet mes çiftit nuk vërtetojnë dhunën psikologjike.
Përsa i përket verifikimit të celularit të kunatës, rezulton se gratë kanë pasur marrëdhënie të mira së bashku.
Glidona Daci: Ekspertiza e celularit nuk ka përfunduar. Erdgysi i bënte bllok Alma Arrazit në telefon dhe në rrjetet sociale. Në pamundësi për të telefonuar bashkëshortin, merrte telefonin e kunatës, me të cilën konsumoi kafen e fundit.
Prokurorët kanë dyshime se bisedat mund të jenë fshirë. Kur të përfundojë ekspertiza do të dalë e vërteta dhe aty mund të konstatohet dhuna psikologjike.
Mesazhet që prokurorët kanë parë deri më tani nuk vërtetojnë dhunën psikologjike. Pjesa më e madhe e bisedave rezultojnë të jenë bosh. Pista më e fortë është ajo e vetëvrasjes. Nga të gjitha verifikimet që janë kryer nuk rezulton që bashkëshorti të ketë qenë afër.
Nga të gjitha provat që janë mbledhur deri më tani dhe nga të gjitha dëshmitë nga prokurorët e Shkodrës nuk rezulton pista e vetëvrasjes. Sa i përket këqyrjes së telefonit të kunatës rezulton se ka pasur marrëdhënie të mira me të