Gazetar: Adnan Qaili
Nga Oda Ekonomike i bëjnë thirrje qeverisë së re që mos ta prishin marrëveshjen me Konzorciumin “Bechtel&Enka” për ndërtimin e autostradave të Korridorit 8 dhe 10d. Kreu i Odës Branko Azeski tha se kontraktorët amerikano-turk janë anëtarët më të rinj të Odës ekonomike, të cilëve në pikun e aktiviteteve të punës iu nevojiten 4,000 mijë punëtorë. Sa i përket deklaratë së kandidatit për mandatar Mickoski, se do ta rishikojnë marrëveshjen me “Bechtel&Enka” Azeski nga Oda ekonomike i dërgon një mesazh.
“Unë shpresoj se do të vazhdon e njëjta sepse ajo është dhënë sipas rekomandimeve tona, për të vazhduar marrëveshjet në kontestet juridike me qeverinë e re. Nëse punohet për përmirësimin e interesit të biznesit ne e përkrahim atë projekt. Ne kërkojmë të mbetet ajo që është! Kryesisht ato tri dispozita që ne flasim, njëra prej të cilëve është vazhdimi i projektit me zbatim të projektit të autostradave”, tha Branko Azeski, Kryetar i Odës Ekonomike.
Një ditë më parë, kreu i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski tha se sa i përket kontratës së nënshkruar me “Bechte&Enka” janë dy opsione: ose të prishet marrëveshja dhe të paguhen qindra miliona euro penalitete në Gjykatën e Arbitrazhit dhe duke mbetur pa autostradë, ose e dyta mundësi është që të rishikohet marrëveshja në modalitete për çdo detaj që kanë rënë në ujdi qeveria e kaluar me kompaninë.
Reagime të ashpra erdhën nga partia e BDI-së që ishte në pushtet kur u firmos kjo marrëveshje. Nga Koalicioni Fronti Evropianë thonë se asnjë qeveri e ardhshme nuk mund ta prish marrëveshjen me “Bechtel&Enka” për ndërtimin e austostradave të Korridorit 8 dhe 10d./Alsat.mk