Dy akuza të reja ndaj Ramiz Merkos

Gazetar: Miki Trajkovski

Prokuroria themelore e Strugës ka ngritur sot dy kallëzime të reja kundër kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko, që kanë të bëjnë me emërimin e drejtorëve në shkollat në Strugë. Në njërën vepër, Merko akuzohet për punë të papërgjegjshme pasi ka marrë vendim me të cilin për ushtrues detyre drejtor në një shkollë fillore në fshatin Podgorcë…

“Ka caktuar person që nuk i ka plotësuar kushtet, gjegjësisht nuk ka pasur përvojë pune së paku pesë vjet në punë edukative, siç parashihet në Ligjin për arsimin fillor. Ndonëse nuk i ka plotësuar kushtet, personi ka mbajtur detyrën e drejtorit në periudhën prej datës 11.11.2022 deri më 25.04.2023”, thonë nga PTHP Strugë.
Në rastin e dytë akuzohen katër persona. I akuzuari i parë është mësues i gjuhës frënge në një shkollë fillore në Veleshtë.

“Ajo ka përdor si të vërteta tre dokumente false, të cilat i ka përdorur për të dhënë provimin profesional në Qendrën shtetërore të provimeve. Tre të tjerët, kryetari i komunës së Strugës, drejtori dhe ndihmësdrejtori i shkollës kanë pranuar dokumentet e falsifikuara në procedurë për dhënien e provimit profesional, punësimin si mësimdhënës, por edhe për caktimin e të dyshuarit të parë si ushtrues detyre drejtor i shkollës në periudhën nga 19.04.2022 deri më 06.09.2023”, shtuan nga PTHP Strugë.

Për vepër të ngjashme Merko duhet të dalë në gjykatë më 22 maj. Prokuroria së fundi ka hapur lëndë për emërimin e paligjshëm të ushtruesit të detyrës në shkollën fillore në fshatin Llabunishtë.
Përndryshe, Merko, i cili më 26 prill duhej të dalë para gjykatës për rastin e blerjes së automjetit luksoz Audi A6 me vlerë 70 mijë euro dhe tre vetura të tjera për nevoja të komunës, ai nuk u paraqit në Gjykatën Themelore të Strugës. Fillimi i gjykimit me kërkesë të mbrojtjes është shtyrë për më 3 qershor, për shkak të shqyrtimit në lëndë, që është voluminoz. Dënimi me burg për këtë vepër është një deri në pesë vite. Përndryshe, Merko gati një vit është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara si dhe u shpall persona non grata nga Departamenti amerikan i shtetit./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme