Fshehu një makinë luksoze dhe 113 mijë euro, kush është Altin Morina, ish efektiv i RENEA për të cilin u lëshua urdhër-arrest nga SPAK! I arrestuar një vit më parë…

Janë zbardhur detaje të reja mbi Altin Morina, ish- efektivi i forcave RENEA për të cilin SPAK-u ka dhënë urdhër arrest ditën e sotme.


Një vit më parë , Morina është kapur duke qarkulluar në Tiranë me një automjet luksoz tip Audi Q8. Brenda saj kishte të fshehura 113 mijë euro, sikurse e një shumë paundësh dhe lekësh të konsiderueshme.

Në prill të vitit të kaluar, gjykata la të lirë, ish-efektivin e forcave RENEA, Altin Morina.

“Nuk ka prova, këto para i kam marrë nga një biznesmen 30 minuta para arrestimit. Nuk vijnë nga produkt kriminal, jam gati të bashkëpunoj me organin e akuzës për t’i dhënë prova që kanë të bëjnë me arsye personale dhe familjare. Nuk ka patur person tjetër në shoqërinë time në momentin e arrestimit. Po shkoja në shtëpi, te Komuna e Parisit, dhe isha drejtuar në “Ish-Bllok” ku banoj”, tregoi  në atë kohë ish efektivi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme