Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dhënë sot detaje në lidhje me mega-operacionin e zhvilluar disa ditë më parë, ku janë goditur 7 grupe kriminale.
SPAK beri me dije se gjatë kontrolleve, janë gjetur dhe sekuestruar pasuri me vlerë rreth 3 milion euro, ku përfshihen, automjete luksoze, sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, sasi të mëdha floriri dhe bizhuterish.
Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale pasuri me vlerë 2.996,760 milion Euro, ku përfshihen:
- 996,760 Euro cash;
- Sasi të konsiderueshme floriri dhe bizhuteri të shtrenjta;
- Ora të markave të shtrenjta me një vlerë të përafërt prej 500.000 Euro;
- Armë zjarri;
- Targa të përshtatura automjetesh;
- Automjete luksoze (nga të cilat 5 të blinduara me vlerë mbi 500,000 Euro);
- Sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj.
Siç shikohet në fotot, SPAK ka sekuestruar miliona euro, makina të shtrenjta dhe bizhuteri në shtëpitë e bosëve të krimit.