Një 27-vjeçari i identifikuar si Astrit Baja, është vënë në pranga nga policia gjatë një aksioni antidrogë në Skrapar.
Mësohet se 27-vjeçari, ishte arrestuar për shtëpi bari në Angli dhe më pas është deportuar në Shqipëri në vitin 2023.
I riu ishte vënë në pranga bashkë më një shqiptar tjetër në Prill 2023 për një shtëpi bari që kapte vlerën e 100.000 paundëve.
Nga hetimi disa mujor, i iniciuar nga prokuroria Albiona Papajani, prokurore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat, ka rezultuar se Astrit Baja e kishte kthyer pyllin e fshatin Rehovë në tokë narkotikësh, ku pas aksionit “blic” të policisë u gjetën dhe u sekuestruan nëpërmjet djegies 287 fidanë kanabisi (në kubikë dhe në tokë).
Baja kishte përgatitur disa vende në zonën e pyllëzuar, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike si dhe se kishte kultivuar në kubikë dhe në tokë, 287 fidanë kanabisi.