Mbrëmjen e së shtunës një banesë në Fushë Krujë u bë shenjestër e një sulmi me eksploziv, tip tritol.
Mësohet se tritoli është vënë në shtëpinë e Alfred Kurti.
Lënda plasëse ishte vendosur tek pragu i derës së hekurt të kësaj banese, e pas shpërthimit të saj fatmirësisht nuk pati persona të lënduar përveçse dëme materiale.
Në shtëpi banonin Alfred Kurtit dhe vëllai i tij së bashku me familjen.
Deri më tani nuk dihen motivet e këtij sulmi pasi personat e prekur nuk njihen për problematike, por uniformat blu po punojnë me mobilje.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 18.05.2024, rreth orës 22:10, në Arrameras, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit A. K., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar porta e jashtme).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.