Mickoski: Pas rivotimit, 1 deputet më shumë

Kreu i VMRO-DPMNE-së thotë se pas rivotimit në njësinë e pestë zgjedhore pret shumicë prej 62 deputetësh në Kuvend. Sipas tij kjo do të ishte mundësi historike. “Duke u fokusuar te populli, kemi shansin historik sikur asnjëherë deri më tani, në mbi tre dekada. Kemi edhe pak punë për ta mbaruar detyrën.

Në 22 maj do të kemi rivotim në njësinë e pestë, presim edhe një deputet atje dhe në paraqitjen time të ardhshme të mos them 61, por të flas për 62 deputetë”, tha Mickoski në rajonin e Dellçevës ku mori pjesë në përvjetorin e kryengritjes së Razllovcit. Sipas tij qëllimi i radhësh është sigurimi i dy të tretave në Kuvend. “Mendoj se shumë shpejtë, deri kah fundi i javës së ardhshme do të mund ta realizojmë këtë qëllim, me çka edhe do të ndryshohet ligji për organizimin e resorëve në Qeveri dhe do të kemi strukturë të re”, u shpreh Mickoski. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme