Interesim i dobët i nxënësve për shkollat profesionale, mjekësia dhe dizajni drejtime të preferuara

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Drejtimet e mjekësisë, por edhe ata teknike e sidomos që kanë të bëjnë me dizajnin, si dhe Gjimnazi, mbeten drejtimet më të pëlqyera tek nxënësit që pritet të regjistrohen nëpër shkolla të mesme. Por, shqetësuese është fakti se nxënësit thonë se zgjedhin këto drejtime që më lehtë të dalin jashtë vendit.

“Mendoj se po do gjej punë me mjekësinë. Gjitha shkollat e mesme janë të mira por mjekësia më pëlqen se me shkon dhe e dua mjekësinë për ta vazhduar se edhe për jashtë shtetit më kollaj”, tha një nxënës.

“Unë dua të shkoj në tekstile për dizajn. Më kollaj dhe më pëlqen dizajni. Dhe besoj se do gjej punë më lehtë. Dizajni është i mirë edhe për jashtë shteti, kam plan për të shkuar në gjermani”, u shpreh një tjetër nxënës.

“Gjimnaz matematik e përngjitmë, më pëlqen jo vetëm matematika por edhe biznesi. Do doja të kemi sukses pas saj por se di s`jam shume i sigurt”, theksoi një nxënës.

Edhe pse shkollat e mesme të Tetovës kanë reformuar drejtimet e tyre dhe shumica i ofrojnë sistem të ri arsimor, plagë e shkollave të mesme në Tetovë megjithatë vazhdon të mbetet mungesa e nxënësve.

“Viteve të fundit edhe pse kemi drejtime të reja interesimi i fëmijëve është i dobët për shkollat profesionale, edhe pse prodhojmë nxënës me dizajn tekstili dhe drejtime tjera, por prindërit shumë pak janë të interesuar. Pastaj e vërtetë është që kemi mungesë nxënësish, vitin e shuar kemi pasur 108 nxënës më pak, nëse për një më pak 108 nxënës çka do ndodh pas pesë vitesh?”, deklaroi Muzafer Livoreka, Drejtor i Shkollës së mesme Tekstile.

“janë grupet të ndryshme dhe kanë kërkesa të ndryshme varësisht prej ambicieve, por ne jemi shkollë profesionale ekonomi dhe juridik dhe e kemi sistemin e ri që iu mundësojmë bashkëpunim me kompani të ndryshme në Pollog, sepse kemi numër më të madh të nxënësve”, tha Mirjeta Ilazi, Drejtoreshë e shkollës ekonomike.

Vitin e kaluar në Tetovë nëpër shkollat e mesme, si pasojë e migrimit numri i nxënësve është ulur për rreth 200. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme