“Për atë e mbushin 1 milion euro” – Zbardhen detaje mbi eleminimin e Durim Bami, biseda mes Emiljano Shullazi dhe Satilno Basho: Marrim nga 100 mijë euro për vrasjen e tij

Ish-deputeti i PS, Arben Ndoka ishte i gatshëm të paguante shumën prej 1 milin euro për “kokën” e  ‘të fortit të Niklës’, Durim Bamit.


Një detaj i tillë është zbuluar përgjatë bisedave mes Emiljano Shullazit dhe Satilno Basho, ose ndryshe ‘i forti i Selenicës’.

Komunikimi mes këtyre personazheve sipas dosjes është kryer në datën 24 maj 2020, kur Shullazi i ka kërkuar Bashos informacion për Bamin, duke shtuar se për vrasjen e tij mund të përfitojnë deri në 1 milion euro.

Më pas Emiljano Shullazi kërkon të dijë mbi personat që kanë vrarë Edison Harizaj.

Pjesë nga dosja, e siguruar nga gazetare Klodiana Lala:

“Duhet me gjetë atë që ka gjuajtur vëlla se zbën. Pra ti thua “Cipuri” (Armando Sulejmani) me vëllain e “Buzderrit” kanë gjuajtur”, thotë Shullazi.

“Më datë 24.05.2020 shtetasi Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Satilno Basho dhe diskutojnë

Në vazhdimësi e pyet për shtetasin Durim Bami dhe i shpjegon që për vrasjen e tij mund të marrim 1000 000 euro….me atë Durim Bami, është ai nga Fush Kruja, di ndonjë që ka muhabet andej nga Vlora? Se për atë mbushin 1 miljon euro. Ktë muhabet e bëj me ty dhe nuk dua që ta marri vesh njeri ca flasim bashkë. Dur Bami të pret në besë duke ngrënë bukë, ai ka njëqind hasmër, do bëj festë policia. As nuk do e kërkoj njeri atë muhabet. Po hic arrestin një herë, se kam rob unë atje që të afrojë. Biseda vazhdon përsëri në lidhje me marrjen e informacioneve në lidhje me personat që kanë vrarë shtetasin Edison Harizaj, …duhet me gjetë atë që ka gjuajtur vëlla se zbën. Pra ti thua “Cipuri” (Armando Sulejmani) me vëllain e “Buzderrit” kanë gjuajtur”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme