Dyshohet se kryente marrëdhënie s*ksuale prej 4 vitesh me vajzën e tij të mitur, arrestohet 48-vjeçari në Kavajë

Një 48-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Kavajës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur në mënyrë të vazhdueshme.


Policia bën me dije se shtetasi me iniciale B.R., është denoncuar nga vajza e tij 15 vjeçe, e cila ka dëshmuar se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit.

48 vjeçari banues në Golem, akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Njoftimi i policisë

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, në mënyrë të përsëritur, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme