Një grua është sulmuar me thikë ditën e sotme para një shkolle fillore në Britani, e sipas DailyMail dyshohet se është viktima është shqiptare.
Ajo është goditur disa herë me thikë, pasi ka lënë fëmijët e saj në pragun e shkollës fillore, në Dunstable Road, Luton pak pas orës 8:30 të mëngjesit të sotëm.
“Ishte e tmerrshme, brutale. Gruaja u ndoq në rrugë nga një burrë, i cili e kapi dhe e kapi nga fyti dhe më pas ia futi dorën në gojë për ta ndaluar të bërtitur. Më pas ai e goditi atë disa herë me thikë në të gjithë trupin e saj duke e bërë atë të rrëzohej në tokë kur ai mbaroi”, tregoi një dëshmitar.
Gruaja ka nisur të kërkojë ndihmë duke bërtitur: “Më ndihmo, më ndihmo…po më humbet gjaku”.
Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe është dërguar në spital, me lëndime të rënda.
Deri më tani është arrestuar një person si i dyshuar për ngjarjen. Mendohet se sherret me ish-bashkëshortin të jene motivi i këtij sulmi.