Rreth 320 kilogramë kokainë është gjetur ne kontenierët me karkaleca në Portin e Pireut në Greqi, e që kishte si destinacion Shqipërinë
Sipas mediave greke, lënda narkotike është gjetur brenda dy kontejnerëve që transportonin karkaleca nga Amerika Latine.
Mësohet se droga që do të vinte në Shqipëri, do të shpërndahej drejt vendeve të Europës.
Policia ka arrestuar, konkretisht një person nga Shqipëria i cili ishte i arratisur që prej vitit 2017.
Ai ishte i përfshirë në një rast tjetër droge pasi u arrestua për prodhimin e pilulave kaptagon të cilat njihen si ‘droga xhihadiste’.
Burime policore thonë se hetimet po vijojnë dhe se po kryhet një operacion për gjetjen kilogramëve të tjerë kokainë.