Zelensky e fton Gordana Siljanovskën të vizitojë Ukrainën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në bisedën e saj me presidentin ukrainas Zelensky, presidentja Siljanovska Davkova theksoi mbështetjen e vendit tonë të fortë dhe të qartë për Ukrainën në lidhje me agresionin ushtarak të paprovokuar dhe të pajustifikuar rus. Duke iu referuar të drejtës ndërkombëtare, parimeve të Kartës së OKB-së dhe Statutit të Këshillit të Evropës, presidentja tha se populli ukrainas mund të llogarisë në aleancën dhe miqësinë e vendit tonë në të ardhmen në përballjen e sfidës historike me pasoja të përhershme dhe të paparashikueshme.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për Samitin e ardhshëm, mikpritës i të cilit do të jetë Zvicra, me qëllim krijimin e një kuadri të favorshëm për një paqe gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në Ukrainë.

Gjatë bisedës, presidenti Zelensky e ftoi Presidenten Siljanovska Davkova të vizitojë Ukrainën, për të cilën do të konsultohen më tej në Samitin në Zvicër.

Gjatë bisedës u theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes dy vendeve, të karakterizuara nga vlera identike, respekt dhe mirëkuptim reciprok, të vërtetuara fuqishëm nga bashkëpunimi i vazhdueshëm në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Presidentja Siljanovska Davkova dhe Presidenti Zelenski rikonfirmuan përkushtimin e tyre për mbështetje të mëtejshme reciproke në diplomacinë ndërkombëtare, në drejtim të përmbushjes së aspiratave evropiane të të dyja vendeve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme