Partneritet në prodhimin e birrës/ Zoti Irfan Hysenbelliu në Greqi, në fabrikën e birrës Vergina, takon pronarin z.Dimitris Politopoulos

Presidenti i “Hysenbelliu Group” z.Irfan Hysenbelliu, që zotëron birrat Korça dhe Tirana, ndodhet në Greqi, ku zhvilloi një vizitë në fabrikën e birrës Vergina, e cila ndodhet në qytetin Komotini.


Zoti Hysenbelliu pa nga afër punën dhe teknologjinë e përdorur për prodhimin e birrës Vergina. Fabrika në Komotini ka përvojë të mirë dhe standarde të larta në fushën e prodhimit të kësaj birre të cilësisë së parë.

Në takimin që zoti Hysenbelliu zhvilloi me pronarin e fabrikës z.Dimitris Politopoulos, u këmbyen eksperiencat në prodhimin e birrës dhe palët ranë dakord për partneritet dhe bashkëpunim jo vetëm në fushën e prodhimit të birrës, por edhe në fusha të tjera, pasi z.Politopoulos ka edhe biznese të tjera në Greqi dhe SHBA.

Pas takimit të punës në fabrikë, pronarët e dy kompanive të mëdha të prodhimit të birrës drekuan dhe biseduan së bashku, duke këmbyer ide të reja për zhvillimin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme