E rëndë në Itali, 42-vjeçarja shqiptare plagos me thikë dy fqinjët e saj në banesën e tyre! Nënë e bijë në gjendje kritike për jetën

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pavia të Italisë, ku një 42-vjeçare shqiptare është arrestuar për tentativë të dyfishtë vrasjeje.


Mediat italiane bëjnë me dije se 42-vjeçarja ka shkuar në shtëpinë e fqinjëve të saj mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 18:00.

Ajo ka gjetur në shtëpi një të moshuar 90 vjeçare dhe vajzën e saj, 62-vjeçare.

 Pa asnjë arsye, shqiptarja ka nxjerrë një thikë kuzhine dhe ka goditur disa herë nënë e bijë, në pjesët e sipërme të trupit.

Më pas, ajo është strehuar në oborrin e brendshëm të shtëpisë, ende me thikën në dorë.

Karabinierët e lokalizuan dhe armën e ftohtë e sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Mësohet se nënë e bijë ndodhen në gjendje kritike për jetën, në spital.

Gjithashtu në spital është dërguar dhe 42-vjeçarja shqiptare e cila po mbahet në departamentin e psikiatrisë për hetimet e nevojshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme