(Emrat) Dy persona në pranga, policia u gjen 7 pako drogë në një furgon me targa angleze në portin e Durresit, ja itenerari që do të ndiqte

Policia Kufitare e Durresit në portin e Durrësit, ka gjetur 7 pako me droge të fshehura në një furgon me targa angleze.


Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar dy persona, Arjan Doçi, 38 vjeç dhe Mentor Çuni, 39 vjeç.

Autoritetet dyshonin për pajisjen e sendeve të paligjshme në këtë mjet dhe nga skanimi u zbulua se në furgonin e mallrave, që ndiqte itinerarin Shqipëri-Itali-Angli ishte e fshehur kokaina.

Lënda narkotike, e paketuar në qese vakumi ishte e vendosur poshtë sediles së shoferit.

Autoritetet po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikimit të drogës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme