Flet Kujtim Shala i LDK-së para mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm: E votojmë shpërndarjen e Kuvendit, por me këtë kusht

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot duke filluar nga ora 18:00 pritet të ketë një mbledhje.

Deputeti dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Kujtim Shala, ka folur për FrontOnline pak orë para mbledhjes së këtij këshilli të kësaj partie.

I pyetur nga FrontOnline, nëse LDK do të ndryshojë qëndrim sa i përket shpërbërjes së Kuvendit, Shala ka thënë se LDK e voton shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, por vetëm pas dorëheqjes së kryeministrit Albin Kurti.

‘’Ne e votojmë shpërbërjen e Kuvendit, por vetëm pas dorëheqjes së kryeministrit Albin Kurti’’ thotë Shala për FrontOnline.

Deputeti Shala, po ashtu ka treguar se mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, sot në ora 18:00 ka të bëjë me çështje organizative të partisë.

‘’Mbledhja e Këshillit, ka të bëjë me çështje organizative të partisë dhe në lidhje me mundësinë e organizimi të zgjedhjeve’’ deklaroj Shala për FrontOnline.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme