Rritet në të paktën 36.050 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Në Rripin e Gazës është rritur në të paktën 36.050 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza informoi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon tashmë prej 234 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në shtatë sulme që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës kanë humbur jetën edhe 66 palestinezë të tjerë dhe janë plagosur 383 të tjerë.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në të paktën 36.050, ndërsa i të plagosurve në 81.026.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme