Gazetare: Ajnur Bafqari
Para seancës për konstituimin e përbërjes së re parlamentare deputetët e shumicës së re parlamentare u deklaruan se presin mbështetje për zgjedhjen e Afrim Gashit si kryetar të ri të Kuvendit. Deputetët e VLEN-it prisnin mbështetje edhe nga fronti Evropian, pas mbështetjes që opozita katër vjet më parë i kishte dhënë kandidaturës së Talat Xhaferit për kryeparlamentar.
“Pres prej të gjithë ata që janë nënshkruar mbrapa mbështetjes së Afrim Gashit që të jetë kryetar i parlamentit”, deklaroi Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE.
“Bëhet fjalë për një kandidat shqiptarë, ne si Aleancë asokohe kemi dhënë dëshmi se, kemi mbështet kandidaturën e Talat Xhaferit si kandidat për kryetarë kuvendi. Konsideroj se edhe atë e kanë si obligim moral që të japin mbështetje ndaj Afrim Gashit”, tha Rijad Shaqiri, VLEN.
“Në qeverinë e ardhme do të japim kontributin tonë me veprimin tonë politik, pasi veçmë bisedojmë seriozisht që përcaktimet tona programore në programin e ardhshëm qeveritarë… A do ta mbështesni zotëri Gashin.- Po sigurisht”, u përgjigj Maksim Dimitrievski, koalicioni “Znam”.
Kundër zgjedhjes së Afrim Gashit për kryeparlamentar hapur u deklarua vetëm Dimitar Apasievi I të majtës. Ai tha se deputetët e partisë që drejton ai do të ofronin mbështetje bllanko për Qeverinë e Mickoskit, nëse kryeparlamentari nuk do të ishte shqiptar.
“Pritjet janë kosovarizimi I shtetit… Ne do të jepnim mbështetje që kryetari I kuvendit të mos ishte shqiptarë, ja hapur I bëjmë thirrje Mickoskit, për mbështetje bllanko, vetëm të mos kosovarizohet përsëri kuvendi maqedonas”, tha Dimitar Apasiev, “E majta”.
Por Mickoski I’u kundërpërgjigj se E majta kishte ofertë bllanko për bashkim nacional maqedonas, por në vend të kësaj Apasievi ishte përkushtuar në thurrjen e planeve se ku do t’I kalonte pushimet.
I vetmi që u deklarua nga Fronti Evropian ishte Elmi Aziri, i cili nuk e precizoi se cili është qëndrimi i Frontit për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
“Jo, për momentin që po flasim jo, se nuk kemi qenë të informuar, është informacion që është liferu pak më vonë ditën e djeshme”, theksoi Elmi Aziri, Fronti Evropian.
Deputetët tjerë të Frontit Evropian vendosën që të shmangin pyetjet e mediave gjatë hyrjes së tyre në objektin e ligjvënësit. /Alsat.mk