Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy kushërinjtë, Arjan Doçit 38 vjeç dhe Mentor Çunit 39 vjeç, që u kapën me kokainë në Portin e Durrësit.
Dy kushërinjve iu gjetën 7.3 kg kokainë në mjetin në pronësi të kompanisë “Bledi Trans”, që transportonte pako për emigrantët në Angli. Policia kufitare në portin e Durresit ushtroi kontroll në një furgon me targa angleze pas dyshimeve për sende të paligjshme.
Por nga skanimi u zbulua se në furgonin e mallrave, i cili ndiqte intinerarin Shqipëri-Itali-Angli, ishin të fshehura 7 pako kokaine.
Droga ishte vendosur në një ndarje të posaçme të krijuar në furgonin e mallrave, poshtë sediljes së shoferit. Kokaina ishte paketuar në qese vakumi. Nderkohe që po vjojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë në këtë rrjet trafik