EMRI & FOTO / “Më tha se është në doganën në kufirin Serbi-Kroaci” – Do ikte në Evropë, për emigrim, familjarët humbasin kontaktin prej 1 jave me 33 vjeçarin, daja: Telefonin na e hapi një serbe, na tha se…

Djali në foto, Leo Roci, 33 vjeç, nga Dibra, është personi me të cilin familjarët e tij kanë humbur kontaktet me të që prej një jave.


Rasti bëhet i ditur nga gazetarja Klodjana Haxhiaj, e cila raporton për Balkan Web se daja i të riut nuk ka arritur të flasë më me nipin e tij që kur ai ndodhej në kufirin Serbi-Kroaci.

Duke qenë se prej një jave nuk kanë pasur mundësi kontakti me Leo Rocin, daja i këtij të fundit ka denoncuar në polici humbjen e kontakteve me nipin.

Astrit Doda, daja i Leo Rocit, është shprehur në polici se 33 vjeçari ka qenë duke emigruar drejt Evropës, që më datë 19 maj. Në datën 21 maj, rreth orës 02:30 të natës, ka qenë momenti i fundit kur kanë arritur të kontaktojnë me Leon, i cili u tha familjarëve se ndodhet në kufirin Serbi – Kroaci. Për pak ka qëndruar telefoni i ndezur, zilja dhe sms-të i shkonin të riut, por sipas dajës nuk përgjigjej njeri.

Shqetësimi vjen nga data 27 maj, rreth orës 10:20, kur telefoni është ndezur dhe teksa është telefonuar nga familjarët, nga celulari i Leos është përgjigjur një shtetase serbe.

Astrit Doda shprehet se personi në celular po i bënte presion se çfarë kërkonte Leo në atë vend. Më pas, telefonatën e ka marrë në dorëzim një burrë, i cili iu shpreh Dodës se gruaja e mëparshme është bashkëshortja e tij dhe se ai punon në Doganë si agjent doganor e i ka gjetur dokumentet në rrugë.

Por sipas dajës është e dyshimtë, për shkak se e ka kontrolluar telefonin e nipit me GPS, e celulari ka qenë në lëvizje, ndaj ka frikë mos nipit dhe motrës së tij i ka ndodhur gjë në kufirin Serbi-Kroaci.

“Unë Astrit Doda i datëlindjes 09.12.1967, daja i Leo Rocit i datëlindjes 26,02,1991 dua të bëj një denoncim për nipin tim. Kam humbur kontaktet me të që më datën 21.5.2024 në orën 2:30 të natës, më ka kontaktuar, më ka thënë se jam në doganë në kufirin Serbi-Kroaci, donte që të ikte në Evropë, për emigrim. Nga kjo orë telefoni ka qenë i ndezur, i ka rënë zilja dhe sms, por nuk është përgjigjur njeri. Dje më datën 27,05,2024 në orën 10:20 telefoni është ndezur dhe është përgjigjur një femër e Serbisë.

Dhe ajo po na bënte presion çfarë ka kërkuar ky njeri këtu, mbasi telefonin e ka hapur një zotëri tjetër dhe ajo tha që ajo më herët është bashkëshortja ime dhe më tha se unë punoj në Doganë si agjent doganor dhe i kam gjetur këto dokumente në rrugë.

Por telefoni gjatë ditës ka lëvizur, nuk ka ndenjur në një vend, pasi e kemi kontrolluar me anë të GPS. Dhe tani kam frikë, sepse ka ikur motra ime bashkë me nipin në kufirin Serbi-Kroaci, mos u ndodh diçka edhe këtyre”, shprehet daja i Rocit.

Leo Roci është nisur më datë 19 ditë e diel, është nisur me autobusin e linjës Durrës-Prishtinë. Pasi ka arritur në Prishtinë, nuk ka pasur biletë për të udhëtuar më tej dhe është detyruar që të flejë në një hotel në Prishtinë dhe të nesërmen më datë 20 është nisur me një taksi për në Serbi, me kalim nga Dogana në Merdarë. Pasi ka kaluar doganën me taksi, taksia e ka vendosur në autobus për në Beograd dhe në Beograd e ka marrë taksia tjetër dhe e ka dërguar në pikën kufitare në dalje të Serbisë me hyrje drejt Kroacisë.”, shprehet Astrit Doda, daja i Leo Rocit

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme