“Është në reanimacion!”- Dhunimi i avokatit të Sali Berishës, reagon Argita Malltezi: U sulmua për shkak të detyrës

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi ka reaguar lidhur me dhunimin me sende të forta të avokatit të të atit, Sokol Mëngjesi.


Argita  Malltezi është shprehur se Mëngjesi ndodhet në reanimacion dhe se ai është sulmuar për shkak të detyrës.

“Kush e njeh Sokolin e di sa njeri korrekt është, s’ka asnjë konflikt tjetër”, ka deklaruar ajo.

Ndër të tjera, Malltezi u shpreh se nuk arriti dot që të takohej me Sokol Mëngjeisn, por theksoi se ka komunikuar me mjekët dhe familjarë të avokatit, duke shtuar se “duhet të presim për të parë gjendjen e tij”.

Kujtojmë se avokati i ish-krueministri u dhunua mëngjesin e sotëm, pak pasi kishte çuar në kopsht fëmijën, dhe duket se ngjarja ka qenë e planifikuar.

Mësohet se autorët e ndiqnin prej disa ditësh Sokol Mëngjesin, i cili u dhunua sapo kishte lënë fëmijën në zonën e ish-Bllokut, intinerar që e kryente çdo mëngjes.

Tre persona, të cilët ka dyshime se kishin planifikuar gjithçka, i kanë bërë pritë avokatit dhe e kanë dhunuar, moment i cili është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë në zonë.

Avokati ndodhet në spital për shkak të goditjeve me grushte e sende të forta dhe mësohet se ai ka dëmtime dhe hemorragji në kokë.

Sipas gazetarit Igli Çelmeta, Sokol Mëngjesi ka një frakturë në kokë dhe dëmtime të tjera në trup, ndërsa për momentin ndodhet në urgjencë.

Konkretisht, avokati ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm dhe dyshohet për çështje pronësie.

Autorët e mbanin në vëzhgim prej disa ditësh! Dhunimi i avokatit të Berishës, Sokol Mëngjesi me hemorragji dhe dëmtime në kokë

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme