Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me dhunën e ushtruar mëngjesin e sotëm ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, në zonën e ish-Bllokut.
Gazetari Igli Çelmeta, në një raportim nga Spitali i Traumës tha se gjendja e tij është e stabilizuar. Në spital mësohet se ka qenë edhe drejtori i policisë Tonin Vocja.
Policia është drejt identifikimit të autorëve, ku janë identifikuar deri më tani dy prej tyre.
Mësohet se autorët e kanë mbajtur Mëngjesin nën vëzhgim dhe më pas mëngjesin e sotëm e kanë sulmuar.
Sipas dëshmitarëve okular, në momentin që Mengjesi është sulmuar dhe goditur nga agresorët, ka tentuar të largohet, por ka rrëshqitur dhe ka goditur kokën në trotuar.
Policia ka parë edhe kamerat e sigurisë, pamjet e të cilave janë sekuestruar nga autoritetet, pasi kanë regjistruar tre autorët të veshur me të zeza dhe me kapele.