Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastait King-Smith ndodhej sot në ambjentet e SPAK, ku zhvilloi një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ashtu si dhe me prokurorë të tjerë.
SPAK përmes një postimi në platformën ‘X’, sqaron se ky takim kishte si qëllim diskutimin e bashkëpunimit gjyqësor mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
“Nder të mikprisnim sot ambasadorin King-Smith, gjyqtarët e njohur Dingemans dhe Picton. Në takim u diskutuan çështje kyçe mbi ngritjen e kapaciteteve në bashkëpunimin gjyqësor me agjencitë ligjzbatuese në UK”, shkruan SPAK