U dhunua brutalisht nga 3 persona në ish-Bllok, avokati Sokol Mëngjesi vazhdon të jetë në kujdes intensiv

Avokati i ish-kryeministri Sali Berisha, Sokol Mëngjesi, vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u dhunua brutalisht një ditë më parë në zonën e ish-bllokut në Tiranë.


Mësohet se Mëngjesi ndodhet nën monitorim intensiv nga stafi mjekësor në reanimacion.

Dhunuesit tashmë janë identifikuar nga policia, ndërkohë që detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë ku u dhunua Sokol Mëngjesi me sende të forta.

Autorët e sulmit janë Dorian Alia, 32 vjeç, i cili është vetëdorëzuar në Polici, Drivald Alia, 21 vjeç, Elton Ndue Kasaj, 33 vjeç, dhe Romario Tabaku, 26 vjeç. Ky i fundit ka larguar autorët nga vendi i ngjarjes me automjetin tip Audi me targë AB 696 JT.

Përveç 4 autorëve të identifikuar policia ka ndaluar me iniciativë edhe organizatorin e këtij sulmi, Dritan Nano 58 vjeç.

Konflikti ka të bëjë me çështjen e një prone, ku mësohet se kanë qenë në total 8 trashëgimtarë të përfaqësuar nga avokati Sokol Mëngjesi.

Pasi kanë fituar pronën, një nga 8 trashëgimtarët nuk ka pranuar zbatojë kontratën. Ai që ka refuzuar të paguajë studion ligjore ka qenë Dritan Nano. Në të tilla kushte avokati ka kërkuar të respektohet kontrata që kishin lidhur duke hedhur në gjyq Nanon.

Po pasojë të kontratës që kishin lidhur më herët, avokati Sokol Mëngjesi ka arritur që pronën e Nanos t’a bllokojë me përmbarim duke mos lejuar që t’a shisnin.

Dhe dyshohet që vetëm Dritan Nano nuk ka pranuar. I gjendur në këtë situata dyshohet se ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore dhe familjare duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte.

Ata i takuan përpara një muaji ku nuk ranë dakord. Çështja për të cilën bëhet fjalë është një truall toke ku rezultojnë pronarë 8 anëtarët, ku momentalisht mbi këtë truall është ndërtuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme